
Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka plagosur me thikë një maroken.
I riu dhe një bashkatdhetari i tij janë konfliktuar fizikisht me një maroken për shkak se i ngacmoi vajzën që e shoqëronte në një klub.
Më pas konflikti ka agravuar në përdorimin e armëve ku 31-vjeçari ka qëlluar në këmbë marokenin.
Ngjarja ka ndodhur tetorin e kaluar por së fundmi është bërë i mundur arrestimi i tij. Pas sulmit, shqiptari ka mundur t’i fshihet policisë duke u larguar nga rajoni. Hetimet e thella janë duke u zhvilluar për të rindërtuar dinamikën e lëvizjeve të tij nga Piemonte në Rimini pas tentativës për vrasje. Sipas mediave, më herët shqiptari kishte qenë në “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.
Lini një Përgjigje