Kronike29 Shkurt 2024, 13:20

Punonjësit të Gardës i vidhet arma e shërbimit, hajdutët i hynë në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Punonjësit të Gardës i vidhet arma e shërbimit,

Një punonjësi të Gardës së Republikës në Tiranë i është vjedhur arma e tij e shërbimit.

Policia bën me dije se punonjës i Gardës shtetasi me iniciale Dh. P., 36 vjeç, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar i kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

garda e republikes