Kronike29 Shkurt 2024, 15:13

U ekzekutua nga gruaja dhe fëmijët morën përsipër krimin? Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 50-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

U ekzekutua nga gruaja dhe fëmijët morën përsipër

Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës vazhdojnë dhe pas deklaratës së vajzës që sërish mori përsipër autorësinë, teksa doli para gjykatës.

Burime nga grupi hetimore deklarojnë se nuk ka dyshime se ekzekutor i këtij krimi të rëndë të jetë djali i madh i familjes, Hysen Meta.

Raportohet se nuk përjashtohet mundësia që nga kjo ngjarje kriminale autorja të jetë nëna e tre fëmijëve të arrestuar, Blerina Meta. Që në momentet e para, ajo ka qenë e dyshuar nga grupi hetimor. Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi tre fëmijët e saj e kanë marrë vazhdimisht në mbrojtje në të gjitha deklaratat e dhëna. Sado kontradiktore të ketë qenë deklaratat e dy djemve dhe vajzës së familjes, e përbashkët mbetet se ata kanë përjashtuar nënën e tyre nga përgjegjësia dhe dijenia për krimin.

Megjithatë, nëse Blerina Meta ka pasur rolin e ekzekutores së bashkëshortit, është në nivelin e dyshimeve, pasi duhen prova shkencore për ta verifikuar./TCH