TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2025, 13:14

I publikoi fotot intime në rrjetin social 26-vjeçares, merret nën hetim i riu në Fier

Shkruar nga Pamfleti

I publikoi fotot intime në rrjetin social 26-vjeçares, merret

Policia ka marrë nën hetim një person, pasi i publikoi foto intime një vajze 26-vjeçare pas mosmarrëveshjeve me të.

Policia e Fierit njoftoi sot nisjen e procedimit ndaj të riut nga fshati Çermë i Lushnjës, pas denoncimit në komisariat nga vetë vajza.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, foto intime të një shtetaseje 26 vjeçe”, bëri me dije policia vendore.

Pas marrjes në pyetje të të dy të rinjve për rrethanat dhe motivet e ngjarjes, veprimet i kaluan organit të akuzës.

Lini një Përgjigje