TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2025, 12:39

U aksidentua dy ditë më parë në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari

Shkruar nga Pamfleti
U aksidentua dy ditë më parë në Itali, ndërron
Betim Bilangu

Ka ndërruar jetë në spitalin e Milanos 50-vjeçari shqiptar Betim Bilangu, 50 vjeç, pas një aksidenti të rëndë rrugor. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në autostradën Brebemi, në zonën mes Trecella dhe Albignano.

Bilangu po drejtonte një furgon të tonazhit të rëndë, i cili u përplas me një kamion që po dilte nga një vendparkim. Përplasja ishte e fortë ndërsa gjendja e shqiptarit ishte kritike.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të emergjencës dhe transportimit me helikopter në spitalin Niguarda, ai ndërroi jetë pak pas mbërritjes në spital. Viktima ishte babai i tre fëmijëve.

Lini një Përgjigje