Kronike13 Shkurt 2024, 08:27

I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 29-vjeçari

29 vjeçari Xhonatan Haxhiaj u arrestua nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në kuadër të operacionit Tempulli 2.

Shkon në 52 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni.

“Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Shkon 52 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, në nivel qarku.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin 29 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, njoftoi policia.