Kronike12 Shkurt 2024, 22:55

Zbulimi i bazës me armatime në Vlorë, Artan Hoxha tregon se ku do të përdorej arsenali i sekuestruar!

Shkruar nga Pamfleti

Zbulimi i bazës me armatime në Vlorë, Artan Hoxha tregon se ku do

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar zbulimin e një baze armatimesh të fshehur në një dyqan veshjesh në Vlorë, deklaroi se në raste të ngjashme këto armë u shërbejnë autorëve të krimeve për të bërë ngjarje të rënda, siç janë vrasjet.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se e mira do të ishte mbajtja në vëzhgim e saj për të gjetur se kush do t’i merrte këto armë, por zbulimi i saj ka parandaluar një ngjarje të rëndë në qytetin bregdetar,

Edhe në të kaluarën kemi patur ngjarje kriminale, por në pak raste janë gjetur këto bazat me armë. Krimi i përdor për logjistikën. U shërbejnë atyre në momentet për të bërë vrasjen. Këto lloj bazash u kanë shërbyer organizatave kriminale.

Në një zonë të Fushë-Kuqes u zbulua një banesë ku ishin disa automjete të grabitura, mes tyre njëra për të rrëmbyer një person në Sarandë. Kriminelët i blejnë. Siç tregoi Nuredin Dumani që kërkoi  makina dhe motorë. Janë gjetur armë me silenciator, kallashnikovë, 800 fishekë, jelekë antiplumb, mina me telekomandë.

E mira do të ishte që këto baza të mbaheshin në vëzhgim se do ku do të shkonin. Prokuroria po punon, por informacioni ka shkuar për të parandaluar një ngjarje të rëndë dhe ndodh pas vrasjes së Gëzim Sinomatit”, tha Hoxha.

hoxha