TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2024, 12:12

Ibrahim Lici mbeti i plagosur gjatë atentatit në Dobraç? Policia kontrolle në klinikat private, si tentuan autorët të fshihnin me acid gjurmët nga “Range-i" i vjedhur

Shkruar nga Pamfleti

Ibrahim Lici mbeti i plagosur gjatë atentatit në Dobraç?

Dyshohet se makinës tip “Range Rover”-it fillimisht iu hodh acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme për hetuesit.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga masakra që shokoi Shkodrën. Përmes gjurmimit të kamerave të sigurisë, grupi hetimor i masakrës me 4 vrarë në Dobraç të Shkodrës ka intenerarin e autorëve.

Mësohet se ata kanë ndjekur me ‘Range Rover’ nga unaza perëndimore e Shkodrës, lagjja "Kiras", makinën që lëvizte Hamza Lici, Bushati dhe personi i tretë që dyshohet se mund të jetë Ibrahim Lici, deri në rrethrrotullimin e '5 heronjve' ku u qëllua me breshëri kallashi.

Makina e autorëve dyshohet se ka dal nga një shtëpi aty në afërsi, por nuk ka kamera sigurie për të vërtetuar nga cila saktësisht, edhe pse ka dyshime se mund të ketë dalë nga rruga e shtëpisë së Astmer Bilalit.

Makina "Range Rover Sport" është konfirmuar nga ekspertiza se është vjedhur në Durrës, e denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti.

Ibrahim Lici mbeti i plagosur gjatë atentatit në Dobraç?
Range që përdorën autorët

Numri i shasisë është arritur të rikuperohet nga ekspertët. Policia e Shkodrës akoma nuk e ka të konfirmuar se Ibrahim Lici ishte në makinë në momentin e atentatit, pasi rezultatet e analizave të materialeve biologjike nuk kanë mbërritur akoma, por dyshimet janë të forta për praninë e tij.

Ndërkohë ka pasur kontrollet në disa klinika private kanë rezultuar pa sukses, pasi hetuesit dyshojnë se e Ibrahim Lici ka mbetur i plagosur dhe të ketë kërkuar ndihmë mjekësore.

Një tjetër detaj që ka dalë në dritë është se autorët e ngjarjes kanë realizuar me detaje atentatin me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë.

Dyshohet se makinës tip “Range Rover”-it fillimisht iu hodh acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme për hetuesit.

Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues.

Si ndodhi atentati në Shkodër? 

23-vjecari Hamza Lici dhe miku i tij Arlind Bushati 32 vjeç lëviznin me automjet në zonën që konsiderohet “bastion” i fisit të Bajrave në Dobraç. Atentatorët iu dolën paralel dhe lëshuan breshëri plumbash, duke i lënë të dy të pajetë. Makina humbi kontrollin dhe përplasi motoçikletën e bashkëshortëve Basha, të cilët humbën jetën. Bashkim Basha humbi jetën në spital 4 ditë pas atentatit. 

Personi i tretë që dyshohet të ketë qenë në makinën që drejtohej nga Hamza Lici, në videon amatore të filmuar menjëherë pas ngjarjes, ende nuk është provuar nga policia nëse është Ibrahim Lici, vëllai në kërkim i të ndjerit në atetntat.

Ndërkohë, Izmir Sakicaj, 23 vjeç, dhe Samuel Troshani, 24 vjeç, po kërkohen nga Policia e Shkodrës.

Burime pranë grupit hetimor thonë se bashkë me ta, janë në kërkim edhe anëtarë të tjerë të grupit të Bajrajve, pasi dyshohen se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve, por deri tani nuk janë gjetur.

 

Lini një Përgjigje