TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2025, 11:12

Investim në Kepin e Rodonit, zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

Shkruar nga Pamfleti

Investim në Kepin e Rodonit, zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky

Gazetari Elton Qyno ka qenë i ftuar gjatë ditës së sotme në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri Tv. 

Qyno ka folur për përgjimet e SkyECC dhe ka dhënë detaje për bisedat që janë bërë nga grupet kriminale.

Ai ka trajtuar edhe një bisedë të një personi të pa identifikuar me kodin e tij në SkyECC i cili i shkruan Vullnetit dhe i thotë se është folur me atë të gjatin....

Kjo bisedë mjaft interesante zhvillohet në aplikacionin "Sky", ku Vullnet Muça alias Laho posedon me një person të panjohur për SPAK, ku ky i fundit thotë se ka fol më të gjatin dhe ka marrë "ok" për lejen.

Personat flasim për një investim në 500 Dynymë tokë në Kepin e Rodonit, aty ku sot ndodhet kisha Katolike.

Sipas gazetarit Qyno, kjo tokë besohet se u bë shkak edhe për ndezjen e një konflikti të ashpër mes investitorëve dhe përfaqësuesve të kishës.

Më konkretisht mes dy personazheve zhvillohet kjo bisedë në "Sky" si më poshtë vijon.

Data 25 dhjetor 2020, përdoruesi i SkyECC D787B0,i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga i gjati dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë tek një arkitekt. Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dynymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t'i lëshojnë me qira.

D787B0 - Shoku ka fol ky robi me këtë te gjatin dhe i ka dhen OK na orientoj tek një arkitekt besoj dhe ulemi flasim Tani nga java e parë e janarit do

Vullneti - Ok shok... Shumë mirë...po këto miqtë e tu e kanë me qejf

D787B0 - Duan te hyjnë ne pjesë por për ketë flasim shoku

Vullneti - Po ti dil rrim shok leja del... Dhe folim ta dimë ca kërkojnë... Renci ka te bohet duhet miku shoku se

D787B0 - Ok shoku veç te na jap emrin e arkitektit

Vullneti - Ok shok hajde ti shtym se është gjynah se janë prona të mira

D787B0 - Se normal ky jep ok dhe na cakton me ke arkitektin qe do vet dhe ndoshta na cakton atë Emren turku.

Vullneti - Kam dhe i ven në Durres për kapanone të lusin për qera

D787B0 - Shumë mirë.

Investim në Kepin e Rodonit, zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky

Lini një Përgjigje