
Një ish-ushtarak u arrestua në një operacion të policisë së Tiranës, teksa dyshohet se me mjetin e tij taksi shpërndante drogë dhe armë në kryeqytet.
Nga pamjet e publikuara, duket se automjeti taksi i drejtuar nga 46-vjeccari, Altin Celami, ish-ushtarak në repartin e Pezë Helmësit, po survejohej nga policia përmes dronit.
Në momentin final, nga një automjet që ndodhej përpara taksisë që drejtohej nga Celami zbrasin disa punonjës të policisë, dhe njëherazi të tjerë të vendosur në zonën përreth ndërhyjnë duke vënë në pranga 46-vjeccarin. Ai dyshohet se furnizonte me armë grupet kriminale, por njëherazi edhe shpërndante lëndën narkotike.
Të gjithë veprimtarinë kriminale, Celami duket se e realizonte duke u kamufluar si taksi, ndoshta edhe duke i shpëtuar kontrolleve rutinë të policisë, por edhe dyshimeve.
“Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.
Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve"”, njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje