TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Nëntor 2025, 09:24

Furnizonte me armë dhe drogë grupet kriminale, kush është 46-vjeçari që punonte si taksist në Tiranë; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Furnizonte me armë dhe drogë grupet kriminale, kush është

46-vjeçari akuzohet si i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.

Policia ka arrestuar një 46-vjeçar në Tiranë, pasi akuzohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri. Altin Celami dyshohet se përdorte taksinë e tij për të transportuar armët dhe municionin luftarak, që të shmangte kontrollet policore.

Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe banesës, policia sekuestroi 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh. Policia gjeti gjithashtu edhe lëndë narkotike kokainë.

Celami, ushtaraku 43-vjeçar më herët është vënë në pranga në kuadër të operacionit ‘Porositësi’. Ai u siguronte armë grupit të vrasësve me pagesë, ndaj edhe është pezulluar nga funksionet ushtarake.

Celami ishte ushtarak në repartin e Pezë Helmës në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”. 

"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.

Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.

Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.

46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.

Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.

Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve”, njoftoi policia.

1 Komente

  1. M
    Mgjate bravo

    Bravo,por gjate kontrollit dhe prekjes se materjaleve te paligjeshme policia duhet te perdore doreza per te evituar lenien e gjurmeve daktiloskopike.

    Lini një Përgjigje