TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2025, 20:39

Ra nga pema ku po mblidhte ullinj, ndërron jetë 43-vjeçari në Berat!

Shkruar nga Pamfleti

Ra nga pema ku po mblidhte ullinj, ndërron jetë 43-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pemë ulliri.

Viktima i identifikuar si Ermal Rripi ishte duke vjelë ullinj në momentin e aksidentit. Sipas burimeve lokale, Rripi ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga lartësia, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por, pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer këqyrjen e terrenit dhe kanë marrë dëshmi nga familjarë e të afërm të viktimës. Nga hetimet paraprake, ngjarja është konfirmuar si aksidentale dhe nuk dyshohet për rrethana të tjera.

 

Lini një Përgjigje