TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2023, 17:03

“Isha 3 metra larg”, rrëfehet vjehrri i biznesmenit që u vra në Lezhë: Nuk e pamë se si hyri autori

Shkruar nga Pamfleti

“Isha 3 metra larg”, rrëfehet vjehrri i biznesmenit që u

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shëngjin, ku mbeti i vrarë  biznesmeni Ardian Nikuaj  brenda lokalit të tij, ka reaguar edhe vjehrri i viktimës, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje.

Ai ka folur për News24 ku bënë me dije se ishte shumë afër skenës së krimit.

“Isha vetëm tre metra larg vendngjarjes, u tronditëm nuk e dimë  se nga erdhi autori. Hyri në lokal një djaë me jelek dhe skafandër në kokë. Ardiani është vrarë në lokalin e tij në Shëngjin”, tha ai.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në prani dhe të një qytetari tjetër ndërsa shënjestër e plumbit ishte biznesmeni Nikulaj.

Autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se është larguar nga skena e krimit me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa angleze ngjyrë të zezë, i cili e priste disa metra jashtë lokalit të Nikurajt. Dyshohet se ai u kamuflua me uniformë policie për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.

Viktima njihet si biznesmen i fuqishëm në zonën e Lezhës. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Aluiznit në Lezhë, si edhe ka kandiduar gjithashtu për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nën logon e PSD. Gjithashtu ishte regjistruar në listat e këshillit bashkiak të Lezhës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

lezhe vrasja

Lini një Përgjigje