TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2023, 12:46

Ishte pjesë e bandës Mata-Breçani, kapet në Spanjë Ismail Zeneli; tentoi të vriste vëllezërit Nela në Britani për hakmarrje

Shkruar nga Pamfleti
Ishte pjesë e bandës Mata-Breçani, kapet në Spanjë
Edmond dhe Albert Nela dhe Ismail Zeneli

Një tjetër anëtar i bandës ku është pjesë Ervin Mata dhe Eralb Breçani, është arrestuar ditën e sotme në Spanjë.

Sipas mediave bëhet fjalë për Isamil Zenelin, i cili është arrestuar në Spanjë.

Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe. 

Zeneli për gjetjen e vendndodhjes se vëllezërve kërkoi dhe mori informacion nga Dedan Gjoni, ish shefi i krimeve në komisariatin nr.6

Operacioni i SPAK solli në arrestimin e disa efektivë dhe ish-efektivë policie për bashkëpunim me bandat kriminale

Mes emrave të arrestuarve është edhe ish-Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani, i cili është arrestuar bashkë me djalin e tij. Po ashtu në pranga ka rënë shefi i krimeve në Komisariatin nr.6 në Tiranë, Detan Gjoni.

Të arrestuarit akuzohen për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi janë zbuluar biseda në “SKY ECC”.

Sipas dosjes së SPAK, në një rast trafikimi të kokainës nga Amerika e Jugut në Holandë, Eralbi Breçani, Ismail Zeneli dhe Besmir Murtati kanë secili nga 10 kg kokainë, e cila është sekuestruar nga policia në portin e Roterdamit në Holandë. Në biseda është edhe një person tjetër, i cili nuk është identifikuar ende nga Prokuroria.

Gjithashtu këta persona kanë tentuar të trafikojnë edhe një sasi kokaine nga Amerika e Jugut drejt portit të Valencias në Spanjë, por edhe këtë herë lënda narkotike është kapur nga agjencitë ligjzbatuese. Në këtë rast del në skenë edhe Artan Sulejmani, i cili ka rolin e bashkëpunëtorit.

Sipas SPAK, Ismail Zeneli është pritësi i lëndës narkotike, dhe personi përgiegjës për nxjerrjen e saj nga porti, Artan Suleimani bashkëpunetor i Ismail Zenelit, bashkëposedues i 20 kg në ngarkesën e porositur. Eralbi Breçani dhe Besmir Murtati rezultojnë financues si dhe përfitues nga aktiviteti i paligjshëm.

ervin mata erzen breçani

Lini një Përgjigje