Kronike 1 Mars 2024, 17:13

Iu nënshtrua ndërhyrjes pasi u lëndua nga shpërthimi, si paraqitet gjendja e deputetit Çela

Shkruar nga Pamfleti
Iu nënshtrua ndërhyrjes pasi u lëndua nga shpërthimi, si
Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela

Nga të dhënat e fundit bëhet me dije se deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes, është jashtë rrezikut për jetën.

Ai mbeti i plagosur bashkë me shtatë persona të tjerë në një magazinë në Lushnjë, ku humbi jetën edhe një person.

Ndërkohë Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për shpërthimin në një kapanon në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela.

Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur pasi drejtuesi i vinçit preku aksidentalisht linjën e tensionit të lartë, gjë që shkaktoi vdekjen e një personi të identifikuar si Landi Verçani.