Kronike 2 Mars 2024, 10:27

"Jolldashi qëlloi i pari", banorët tregojnë si ndodhi plagosja në Pogradec: Rrezikuam nga plumbat!

Shkruar nga Pamfleti

"Jolldashi qëlloi i pari", banorët tregojnë si ndodhi

Alten Jolldashi, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshëm në Pogradec, është dërguar drejt Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Sipas mjekëve të spitalit të Pogradecit ai ka marrë 3 plagë, një mbi gju, një në dorë dhe tjetra në pjesën e kraharorit (por pa kapur organet jetësore).

Ndërkohë sipas burimeve nga policia, në vendngjarje ka qëlluar me armë zjarri edhe i plagosuri Jolldashi.

Rezulton se konflikti i djeshëm nuk ka qenë një konflikt i çastit, të tre djemtë kanë qenë duke u sqaruar për një konflikt të mëparshëm të tyre dhe më pas dyshohet se Jolldashi ka hapur zjarr ndaj djemve të tjerë dhe ata i janë kundërpërgjigjur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar të qytetit të Pogradecit dhe në një orar që shënon pikun e lëvizjeve të banorëve.

Banorët jashtë kamerave kanë pohuar se e gjithë ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe se kanë rrezikuar dhe vetë ata nga plumbat.

Ndërkohë plumbat janë gjetur edhe poshtë mjeteve të parkuara.