Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi u kapën në flagrancë me 16 kg kokainë, e cila kap vlerën e 500 mijë eurove.
Sipas mediave spanjolle, më 22 shtator oficerë,t zbuluan aktivitet të dyshimtë në një parking.
Oficerët vunë re një grup burrash që kryenin manovra të pazakonta në parkingun e një supermarketi në qendër të qytetit. Duke dyshuar se po prisnin diçka të paligjshme, ata vendosën të mbanin mbikëqyrjen.
Ndërsa iu afruan një furgoni që transportonte objekte nga një makinë tjetër, oficerët vendosën të ndërhynin përpara se ata të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Gjatë një kontrolli të furgonit dhe një valixheje të zhvendosur midis automjeteve, ata gjetën 16 kilogramë kokainë.
Kokaina e kapur mund të ketë një vlerë prej më shumë se 500 mijë eurosh në tregun e zi.
Policia spanjolle sekuestroi gjithashtu 7 mijë euo cash dhe 20 miëj lekë të reja monedha shqiptare.
Tre të dyshuarit, të moshës midis 20 dhe 46 vjeç dhe me kombësi shqiptare , u arrestuan nën e akuzën e trafik të drogës.
Pasi u dërguan para gjykatës më 24 shtator, gjyqtari urdhëroi burgosjen e tyre.
Ky zbulim do të hetohet nga Njësia Hetimore e stacionit të policisë së Gavas , e cila po kërkon të përcaktojë rolin e saktë të tre të ndaluarve në këtë operacion, si dhe origjinën dhe destinacionin e drogës së sekuestruar. Hetimi mbetet i hapur për të sqaruar të gjitha detajet e rastit dhe për të shkatërruar rrjetet e mundshme të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Lini një Përgjigje