
Një drejtues automjeti u arrestua nga Policia, pasi ka dëmtuar me automjetin e tij një efektive të policisë rrugore. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa gjithçka ka nisur për një parkim të gabuar.
Efektivja e policisë i ka kërkuar shtetasit J.H, 42 vjeç, që të largojë mjetin, pasi e kishte parkuar në mënyrë të gabuar. Duket se kjo kërkesë ka nervozuar shoferin, që ndoshta edhe nga pakujdesia, i ka shkelur këmbën me gomën e makinës, efektives.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi është konstatuar se kishte parkuar automjetin në menyrë të parregullt duke penguar lëvizjen. Në momentin që i është kërkuar ta lëvizë automjetin, ai ka kundërshtuar dhe në tentativë për tu larguar, me gomën e automjetit i ka shkelur këmbën punonjëses së policisë në detyrë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lini një Përgjigje