Kronike21 Maj 2024, 10:45

Kërcënuan pronarin e mobilierisë për t'i marrë 4000 euro; arrestohet 55-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënuan pronarin e mobilierisë për t'i marrë
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 55-vjeçar, i cili kanosi pronarin e një mobilierie, për t’i dhënë 4000 euro.

Arrestimi i 55-vjeçarit u bë i mundur në sajë të operacionit policor të koduar “Mobilieri”.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale P.B. , 55 vjeç, teksa merrte paratë në mobilieri, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër.

Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mobilieri”.

Kanosi pronarin e një mobilierie, për t’i dhënë 4000 euro, arrestohet në flagrancë, teksa merrte paratë në mobilieri, 55-vjeçari.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e një 23-vjeçari që dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin, për të kanosur pronarin e mobilierisë.

Sekuestrohen shuma e parave, 2 celularë, si dhe 2 automjete dhe 1 motomjet në përdorim nga 2 shtetasit e implikuar në këtë rast.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas denoncimit të një 50-vjeçari, se kanosej nga 2 shtetas, për t’iu dhënë 4000 euro, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan kryen një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobilieri ”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë, teksa merrte shumën e eurove, në mobilierinë e 50-vjeçarit, shtetasi P. B., 55 vjeç. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për rastin, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 23 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.