Kronike20 Maj 2024, 19:43

“Po ça dreqin, e kanë hedh sipër shtëpisë time”/ Si dekonspiroheshin aksionet anti-kanabis, bandat ‘kontroll’ mbi dronët e policisë

Shkruar nga Pamfleti

“Po ça dreqin, e kanë hedh sipër shtëpisë

Zbardhen detajet sesi 3 drejtues të policisë kishin lidhje me bandat kriminale. Në kuadër të aksionit të SPAK u zbulua se Klodian Shahini, Henerigert Mitri dhe Altin Morina ndihmonin grupet kriminale që të shpëtonin nga aksionet.

Në një episod, SPAK ka zbuluar se si në zonën e Lezhës, grupet kriminale ndërhynin deri te dronët dhe helikopterët e policisë për zbulimin e kanabisit. Në dosjen e siguruar nga “Pamfleti”, tregohet sesi në një moment  Elson Reçi komunikon me Klodian Shahinin, pasi kishte parë dronë policie te parcela e tij me kanabis. Ai kërkon që të fshihen koordinata nga harta që ka filmuar droni.

Po ashtu tregohet se si këto grupe u kanë dhënë efektivëve celularë që përmbanin aplikacionin Sky Ecc.  

Pjesë nga dosja

Më datë 10.09.2020, Elson Reçi komunikon me Klodian Shahinin dhe i shkruan,...e kan hedh dronin këtu mbas shpisë time, sipër, a dihet gjo kush është. Pyte një herë se kush se më duket kan pikas një gjë të vogël. A kanë marrë ndonjë koordinatë? Po ca dreqin është duke ma hedh sipër shtëpisë time, se mi trazoj cunat. A ka marrë noj kordinatë se janë nja 100 rrajë. Po pati marrë ndonjë kordinatë më lajmëro se janë cunat ktu. Pyte se mos ti coje kordinatat se janë shokë të mirë edhe jua marrim ndonjë gjë....kjo është kjo, a kanë lënë kënd aty që të hkojn ta heqin se nuk është pa gjë. O vlla rrofsh se gjynaf. Na coj fjalë Preng Kacorri që nesër në orën 7 të mgjesit dokan me ik ma e heq. Andej sipër është e imja, nja 70 cop në Kulme, kufi me Lurthin. Po ca plani kanë? Po nëse skan plan me ik, mos ju thuj gjo se edhe një javë mbarojmë punë, kanë vazhdu me heq majat. Llesh Manreja është krahu tjetër.

389. Më datë 14.09.2020, Elson Reçi komunikon me Klodian Shahinin dhe i tregon se personi për të cilin është interesuar më datë 5 gusht dhe që Klodiani e ka takuar, nga fundi i muajit mbaron punë me kultivimin. Elsoni i dërgon bisedat e bëra me personin në fjalë ku evidentohet që nga biseda, personi që kultivon lëndët narkotike e siguron Elsonin që në fund të muajit pasi të mbarojë prodhimi i lëndëve narkotike, do e likuidojë edhe Klodianin për faktin që ka ndihmuar në kultivim, duke nënkuptuar dhënien e parave në këmbim të mos raportimit të parcelave, kërkesë kjo e bërë nga Elsoni më datë 05.08.2020.

390. Elson Reçi i shkruan,...rri i qetë. Ato të mijat edhe pak dit kan me vazhdu vrullshëm, vec njera qe është afër antenave don edhe nja 10 dit se është pak e vonume. A ja bona bukur muhabetin ktij se mos me ra ne sy për lekët. Po më thuj po erdhën. Ok ti e ke parasysh se ku i kam unë ktu sipër.

391. Më datë 15.09.2020, ditën kur ka shpërthyer lënda eksplozive në makinën e Preng Gjinit, Elson Reçi komunikon me Klodian Shahinin dhe e pyet nëse FNSH e Shkodrës ka qenë në Lezhë këto ditë, pasi ka patur biseda me mikun e tij ku flitet për prani policie, biseda të cilat ja ka dërguar edhe Klodianit, në vazhdim ka dërguar mesazhin...a kanë ardh kordinata te ju? Ishalla skan kap gjë, se për të kalu ka kalu edhe te unë sipër. A vijnë tek ju kordinatat? Me shpresë të zotit. Vk pa gja nuk dalim dhe me pas kap, se e heqim përgjys. Më thuaj kur të jesh në zyrë për një targë.

392. Më datë 20.09.2020, Elson Reçi komunikon me Klodian Shahinin dhe i tregon se DVP Lezhë ka kapur kunatin e tij me një qese cannabis dhe i kërkon ta ndihmojë. Nga veprimet e kryera rezulton se Elson Reçi është martuar me shtetasen Belinda Reçi (Kaçorri) referuar aktit të martesës, më datë 10.04.2015. Shtetasja Belinda Reçi (Kaçorri) ka dy vëllezër Merdiland dhe Markelian Kaçorri.

393. Nga verifikimet e kryera në sistemin ADAM, rezulton se Markelian Kaçorri është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë më datë 20.09.2020, ora 20:15 dhe është lënë i lirë pas sqarimit të rrethanave më datë 21.09.2020 në orën 01:30. Ai është shoqëruar si i dyshuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Në raport shoqërimi nuk evidentohet t'i jetë gjetur lëndë narkotike.

394. Më datë 24.09.2020, Elson Reçi komunikon me Klodian Shahini, ku nga konteksti bisedës le të kuptohet që Klodiani e ka pyetur lidhur me personin që ka ndërhyrë Elsoni më datë 05.08.2020. Elson Reçi i shkruan, ...ja do ti shkruaj tani ta pyes. Më pat thënë në nga fillimi i tetorit, mesa mbaj mend. Shumë problem është shiu, mi ka zënë në kohën të keqe, vec ishalla po shpëtojnë. Dhe më pas i dërgon bisedat e bëra me personin dhe i thotë se rreth datës 30 personi do paraqitet ta takojë Klodiani, ku dyshimi lind lidhur me shpërblim për ndihmën e dhënë.

395. Më datë 26.09.2020, Elson Reçi komunikon me Klodian Shahinin dhe i tregon se policia i ka marrë dronin dhe pajisjet DVR të shtëpisë, ku i përmend që në regjistrime të DVR do dalë edhe Klodiani së bashku me familjarët e tij, për të cilin Elsoni i thotë që nuk ka problem pasi ka qenë me fëmijët. Elsoni i shkruan që do ta ndërrojë këtë telefon tani dhe se do të marrë edhe ty një Samsung nga këta të rinjtë që kanë dal tani.

396. Nga aktet e procedimit penal Nr.5775/2020 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lidhur me lidhur me tentativën e vrasjes së Preng Gjinit, rezulton se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gjovalin Reçi, me procesverbalin e datës 16.09.2020 janë sekuestruar dy DVR dhe një dron ngjyrë e bardhë.

397. Më datë 28.09.2020, Elson Reçi e pyet Klodian Shahinin se "ca tha Gerti", duke nënkuptuar shtetasin Henerigert Mitri dhe nëse e ka më telefonin SkyECC, dhe i thotë që do ti japë edhe Henerigertit një telefon Samsung të ri.

398. Nga sa më sipër, përftohen të dhëna vlerë se shtetasit Klodian Shahini e Elson Reçi veç raportit familjar dhe shoqëror kanë bashkëpunim të ngushtë në veprime në kundërshtim me ligjin që kanë për objekt kultivimin e bimëve narkotike.

Më datë 16.06.2020 në mëngjes Henerigert Mitri i dërgon Klodian Shahinit një shkresë drejtuar DVP Lezhë lidhur me verifikim e koordinatave, ku nga këqyrjet rezulton se shkresa e dërguar me foto ne platformën SkyECC, është shkresa e dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit meNr.1250/297 Prot., datë 16.06.2020 për verifikimin e 3 koordinatave në terren. Kësaj shkrese, DVP Lezhë i ka kthyer përgjigje me shkresën e datës 22.06.2020 me Nr.558/3 ku i relaton veprimet e kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin dhe se nga verifikimi në pikat e përcaktuara nuk janë gjetur lëndë narkotike të mbjella." Më datë 18.06.2020, Klodian Shahinit i shkruan 7M dhe i tregon që ka kaluar helikopteri tek paracela që po kultivohet, tek "doda", Klodiani i kërkon të takohen më voně. 7M i raporton se helikopteri i bardhë ka kaluar përsëri sipër parcelave dhe Klodiani i tregon që e ka parë dhe shqetësimit të 7M i përgjigjet duke i thënëpërse janë kaq të dukshme".

454. Më datë 02.07.2020 Klodian Shahini komunikon me 7M dhe i tregon që ka qenë Policia e Mirditës andej nga zona dhe më pas e pyet nëse i kanë vendos bimët në gropa. 7M i tregon që nuk janë vendosur ende në gropa, dhe Klodiani nis ta orientojë si duhet të veprojë ku t'i vendosë dhe në cilët vende që të shmangë kapjen nga policia, duke ju larguar vendeve ku mund të kontrollojë policia.

455. Më datë 03.07.2020, Henerigert Mitri komunikon me Klodian Shahinin dhe i kërkon që t'i nisë koordinatat për kontroll dhe se zona që do kontrollohet duhet të jetë e pastër, t'i heqin pasi nesër do shkojnë agjentët.

456. Më datë 06.07.2020, në mëngjes Henerigert Mitri i ka shkruar Klodian Shahinit lidhur me disa koordinata dhe duke mos qenë në dijeni i kërkon Klodianit t'i verifikojë dhe të rrijë i qetë se nëse ka kultivimin do i heqë. Shqetësimi është se do vijnë nga Tirana. Më pas Klodiani komunikon me 7M në lidhje edhe me bisedat e mëparshme kur ka kaluar helikopteri, i tregon që nuk kanë sjellë ende koordinata por nëse vijne Klodianin do e lajmërojnë.

457. Nga përgjigja e DVP Lezhë me Nr.1472/,1 datë 21.03.2024, ku përcjellë masat e marra për monitorimin e territorit në periudhën 01.05.2020 deri më 15.11.2020, ka rezultuar se me shkresën Nr.1250, datë 09.07.2020 Departamenti i Policisë Kriminale i ka dërguar DVP Lezhë raportin e monitorimit Nr.13 datë 06.07.2020. Në fund të shkresës vihet re që ky raport i është dërguar me email DVP Lezhë më datë 06.07.2020.

458. Më datë 07.07.2020 7M i tregon Klodianit që tek shtëpia e Pjetër Kolës ka shkuar policia dhe këtë ja ka thënë djali i Pjetrit. 7M i kërkon të lidhet me dikë të marrë vesh përse. Klodiani i thotë se ka folur dhe janë policia e Mirditës dhe i kërkon 7M që të largojë personat që po merrren me kultivimin e bimëve. Në grün 16:32 Klodiani i tregon që po flet me të madhin. /Pamfleti