
Kërcet arma në Durrës. Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur në zonën e Shkafanës, pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.
Sipas burimeve, i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Mjekët bëjnë me dije se fatmirësisht, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij. Deri tani nuk ka detaje për identitetin e autorit apo për mjetin që ka përdorur.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj plagosjeje. Burime nga policia konfirmojnë se janë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë.
Lini një Përgjigje