
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia e Parmës në Itali, pasi në makinën me të cilën ai udhëtonte iu gjetën të fshehura 14 kg kokainë.
Sasi e lëndës narkotike që iu kap shqiptarit, llogaritet se do të kishte sjellë një fitim të paligjshëm që llogaritet në mbi një milion euro.
Automjeti me të cilin transportohej kokaina u kap nga policia në autostradën A1, pranë Fidenzës, gjatë një patrullimi në autostradë.
Kontrolli i shasisë së mjetit dhe hetimet e mëtejshme nga policia bënë të mundur identifikimin e dallimeve strukturore në bagazhin e makinës ku ishte krijuar një xhep fals në të cilin ishin fshehur deri në 12 tulla kokainë.
Shtetasi shqiptar, pronar dhe drejtues i mjetit, u arrestua në flagrancë për trafik droge dhe u dërgua në burgun e Parmës.
Lini një Përgjigje