TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2025, 22:24

Konflikt për parkimin në Ksamil, dy turq bëjnë për spital banorin

Shkruar nga Pamfleti

Konflikt për parkimin në Ksamil, dy turq bëjnë për
Foto ilustruese

Një person është dhunuar barbarisht mbrëmjen e sotme në Ksamil, duke përfunduar në spital.

Sipas të dhënave paraprake, ka pasur një sherr mes dy shtetasve turq dhe një banori për një vend parkimi. Mësohet se  turqit e kanë dhunuar personin tjetër, i cili ka përfunduar në spital.

Të përfshirë në konflikt janë dy shtetas turq, Hasan Can Gurhan 26 vjeç dhe Aden Ugras 27 vjeç, të dy me banim në Kosovë, si dhe një banor i Ksamilit, Adriatik Mollanji.

Fatmirësisht, sipas burimeve, asnjë prej tyre nuk ka marrë dëmtime serioze.

Ndërkohë, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në komisariat, për të marrë dëshmitë dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje