TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2025, 18:39

Plagosja e dyfishtë në Kavajë, policia gjen armën e krimit; 56-vjeçari e kishte fshehur në një mur

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e dyfishtë në Kavajë, policia gjen armën e krimit;

Policia e Kavajës ka sekuestruar armën e zjarrit të përdorur në plagosjen e dyfishtë të ndodhur këtë paradite në fshatin Gosë të Kavajës.

Në vijim të hetimeve, forcat hetimore zbuluan pistoletën të fshehur në një mur, e cila dyshohet se është arma me të cilën autori Shpëtim Osma, 56 vjeç, qëlloi mbi komshinjtë e tij Sami dhe Nadire Disha, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Burime zyrtare konfirmojnë se pistoleta është marrë në cilësinë e provës materiale, ndërsa 56-vjeçari është arrestuar në flagrancë për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.

Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

Lini një Përgjigje