TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2026, 17:24

Kontrolle në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë dhe diamante; ja ku ishin fshehur!

Shkruar nga Pamfleti
Kontrolle në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë dhe
Pamje nga operacioni

Dogana e Durrësit ka sekuestruar kokainë, katër gurë diamante dhe një pajisje për detektimin e metaleve të çmuara 

Një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante dhe një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara janë sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara në Portin e Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni u zhvillua nga Dogana Durrës në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të kontrolleve të shtuara ndaj automjeteve dhe udhëtarëve që mbërrijnë nga Italia.

Gjatë kontrollit të një automjeti të ardhur me tragetin e linjës Ankona-Durrës, u zbulua një valixhe që përmbante një pajisje elektronike për detektimin e metaleve të çmuara, së bashku me aksesorët e saj.

Në një tjetër rast, gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me automjet nga Italia, autoritetet gjetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet.

Ndërkohë, në një automjet tjetër u zbulua një sasi e dyshuar kokaine, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.

Të gjitha materialet e sekuestruara janë referuar pranë strukturave kompetente për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar me saktësi natyrën e lëndës narkotike dhe autenticitetin e gurëve të çmuar të sekuestruar.

kontrolle në portin e durrësit sekuestrohet kokainë

Lini një Përgjigje