
Është publikuar fotoja e 53-vjeçarit Agron Tafaj, i cili u arrestua sot në Tiranë së bashku me Tajson Tafa për kultivimin e lëndëve narkotike.
Agron Tafaj e kishte kthyer banesën e tij në fshatin Gjormë të Laçit në ‘shtëpi bari’ ku u gjetën dhe u sekuestruan 48 bimë dhe 120 fidanë canabis sativa.
53-vjeçari është me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai rezulton i arrestuar dhe në vitin 2011 ku u kap me 94 kg kanabis në banesë.
Lini një Përgjigje