Dy persona janë arrestuar nga policia për përfshirjen e tyre në aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, konkretisht kanabis në një banesë në Kamëz, si dhe të armëmbajtjes pa leje. Agron Tafaj 53 vjeç banues në fshatin Gjormë të Laçit dhe Tajson Tafa 27 vjeç banues në Tiranë, janë dy personat e arrestuar.
Nga operacioni i zhvilluar policia ka sekuestruar 12 kg kanabis, municione luftarake, granata, ndezës minash, fitila detonatorë, tritol, armë të ftohta dhe peshore elektronike.
Nga kontrollet në banesën e 53-vjeçarit, në fshatin Gjormë u gjetën 48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa.
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Kombinimi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 12 kg kanabis, municione luftarake (granata, ndezës minash, fitila detonatorë, tritol), armë të ftohta dhe peshore elektronike.
Zbulohet një banesë ku kultivoheshin bimë narkotike, me llamba. Sekuestrohen nga banesa, 168 bimë dhe fidanë narkotikë.
Vihen në pranga 2 shtetasit që kryenin këto veprimtari kriminale. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Bathore, duke transportuar 4 kg kanabis, me qëllim shitjen në doza.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike dhe posedonin sende të kundërligjshme në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, operacionin policor të koduar Kombinimi”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. T., 53 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Laç dhe T. T., 27 vjeç, banues në Tiranë, të dy, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve",njofton policia.
Lini një Përgjigje