Kronike 2 Korrik 2023, 12:43

Kush i dekonspiroi? Ish-drejtuesi i policisë zbardh detaje të reja për vrasjen në Dukagjin, dyshimet pse u ekzekutuan babë e bir

Shkruar nga Pamfleti
Kush i dekonspiroi? Ish-drejtuesi i policisë zbardh detaje të reja
Gjokë dhe Eduart Gurra

Gjokë dhe Eduart Gurra, babë e bir, u vranë dy ditë më parë me armë zjarri në fshatin Sumë, në Dukagjin të Shkodrës, nga persona ende të paidentifikuar.

Një nga pistat ku po heton policia është denoncimi i parcelave më kanabis nga Gjokë Gurra i cili ka qenë kryeplak i fshatit.

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj tha se nëse dikush denoncon mbjelljen e kanabisit duhet të merret në mbrojtje.

Hajdarmataj u shpreh se praktika e policisë, që në rastet e konstatimit të parcelave me kanabis shoqëron kryeplakun, është e padrejtë. Sipas tij, përgjegjësia e parë në këtë rast është e policisë së shtetit.

Mund të jetë një nga arsye që nuk është ruajtur anonimati i personave që kanë denoncuar, informacioni mund të jetë dhënë nga efektivë të policisë. Njerëzit që banojnë në ato zona janë të paktë dhe njihen me njëri-tjetrin dhe personat që e kultivojnë kanabisit janë të paktë. Në zonat ku gjenden parcela me kanabis që janë pa zot, për të justifikuar punën ne vet policia shkon dhe shoqëron kryeplakun dhe punonjësin e pyjeve, por detyra e policisë është të gjejë autorin. Këta njerëz nuk mund të mbajnë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë, këtë përgjegjësi e ka policia e shtetit”, tha Hajdarmataj për Euronews Albania.

gjokë dhe eduart gurra vrasja ne dukagjin hetimet