
Detaje të reja dali nga operacioni antidrogë i SPAK në bashkëpunim me forcat operacionale dhe agjentë spanjollë, që është shtrirë në disa qytete.
Sipas gazetares Klodiana Lala, është arrestuar pronari i banesës ku u zbulua laboratori i drogës në Qerekë të Fushë Krujës, si edhe disa shtetas të huaj.
Këta të fundit mësohet se ishin ekspertë në ndarjen e kokainës, ndërsa ka dyshime se grupi kriminal operonte prej kohësh në vendin tonë.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion një aksion i gjerë antidroge u zvillua në Tiranë dhe në periferi të saj mbrëmjen e djeshme.
Agjentët ushtruan kontrolle në rezidencën e VIPA-ave Kodra e Diellit, si edhe në Qerekë, për të goditur një grup të struktruar kriminal në trafikun e drogës.
Në krye të operacionit mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet ligjzbatuese nga Spanja, për llogari të të cilëve po kryhet ky aksion.
Krahas të arrestuarve bëhet me dije se janë ushtruar disa kontrolle banesash në kryeqytet, por jo vetëm, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi kokaine.
Ky aksion vjen një ditë pas takimit të drejtorit të Policisë me zyrtarë të DEA-s në Athinë.
Lidhur me këtë aksion, deri tani SPAK dhe Policia e Shtetit nuk ka dalë në një njoftim zyrtar.
Lini një Përgjigje