TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Qershor 2023, 17:17

Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohen nga detyra 3 punonjës policie

Shkruar nga Pamfleti

Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohen nga detyra 3 punonjës policie

Tre punonjës të policisë janë pezulluar nga puna pasi kanë shpërdoruar detyrën.

Mësohet se punonjësit kanë lejuar ndërtime pa leje.

Me anë të një njoftimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se të pezulluarit janë shtetasit: T.R., 56 vjeç, R. M., 54 vjeç dhe L. Z., 52 vjeç.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë, pas vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të detyrës a shërbimi publik”, për punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë Gramsh:
– Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga AMP, nën drejtimin e Prokurorëve Pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pasi ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje”, njoftoi AMP.

ndertim pa leje amp pezullim

Lini një Përgjigje