TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2025, 15:11

Makina pëson defekt dhe del nga rruga në Dukagjin, një i plagosur rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Makina pëson defekt dhe del nga rruga në Dukagjin, një i plagosur
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Gimaj të Dukagjinit, ku një automjet është përmbysur si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, shtetasi A. B. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti ka pësuar një defekt teknik gjatë lëvizjes, çka ka çuar në aksidentin e rrezikshëm.

Pasagjeri në mjet, shtetasi M. N., ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po i nënshtrohet trajtimit për plagët e marra.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit.

 

Lini një Përgjigje