Kronike 1 Janar 2024, 17:42

Makinat përplasen 'kokë më kokë', plagoset 1 person në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Makinat përplasen 'kokë më kokë', plagoset 1

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Dy automjete u përplasën kokë me kokë me njëra tjetrën pranë kryqëzimit të Urës së Cenit dhe për pasoja njëri prej drejtuesve ka marrë lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta qarkullimi rrugor.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që është i dyti që ndodh në diën e parë të vitit te ri në rrugët e Lezhës.

 

makina lezhe 1 person