TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2025, 20:16

Masakra e Peshkëpisë, Eugen Beci zbulon skandalin: Dosja ishte zhdukur nga arkivat, Beleri nuk doli i pafajshëm!

Shkruar nga Pamfleti

Masakra e Peshkëpisë, Eugen Beci zbulon skandalin: Dosja ishte

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka treguar se dosja e masakrës së Peshkëpisë ishte zhdukur plotësisht nga arkivat e gjykatës shqiptare, duke lënë pas vetëm kopertinën pa asnjë dokument brenda.

Sipas Becit, kjo ishte konstatuar gjatë verifikimeve në arkivat e gjykatës dhe prokurorisë, ku mungonin të gjitha materialet hetimore të asaj ngjarjeje të rëndë.

Beci shpjegon se rinisja e hetimeve erdhi pasi Policia e Shtetit, Antiterrori dhe shërbimet e inteligjencës kishin sjellë materiale të reja hetimore dhe informacion nga burime të hapura dhe të mbyllura.

Ai shton se bashkëpunimi nga pala greke ishte i mangët, duke e bërë hetimin edhe më të vështirë.

Nuk ishte zhdukur vetëm një pjesë e dosjes, por e gjithë dosja në arkiv. Ishte një situatë jashtëzakonisht e rëndë dhe e paprecedentë. Megjithatë, ne arritëm të siguronim prova të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj autorëve,”- shprehet Beci për “Ma Shqip”.

Beci tha se Alfred Beleri e ka mohuar vazhdimisht pjesëmarrjen në vrasjen e dy ushtarëve shqiptarë në postën kufitare të Peshkëpisë, por sipas tij, prokuroria kishte prova të mjaftueshme për t’i komunikuar akuzat.

Ish-prokurori sqaron se çështja nuk u mbyll për shkak të pafajësisë së të pandehurve, por për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Gjykata i pushoi akuzat për efekt parashkrimi, jo sepse ata u shpallën të pafajshëm. Pra, ata nuk morën pafajësi, por shpëtuan nga procedura, sepse shteti shqiptar nuk ishte i aftë të niste hetimet brenda afateve ligjore,” – thekson Beci.

Sipas tij, kjo përbën një njollë të zezë për shtetin shqiptar, i cili nuk arriti të zbardhë në kohë autorët e vrasjes së dy dëshmorëve të tij.

Beci vlerëson se është hera e parë që shteti shqiptar është sulmuar me armë nga territori i një shteti tjetër dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi penale për këtë akt.

Në fund, Eugen Beci shprehet se nuk ka frikë të udhëtojë drejt Greqisë, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye që një shtet i Bashkimit Europian ta shpallë atë “non grata” për punën që ka kryer në ushtrim të detyrës si prokuror.

 

 

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Ju ishit Z. Beci prokuror i çështjes? Nëse jo: kush prokuror, kujt gjyqtari, kujt kancelari,kujt k/sekretar dhe kujt arkivisti ja hëngri dhija dosjen ? Pse nuk çelët hetim dhe proçedim penal për "armikun në zyrë"? Fajin ja hidhni shtetit. Shteti Prokurori është. Mos bëj trimin për hyrjen në Greqi. Kush ka kontribuar në zhdukjen e dosjes ,me siguri që në Greqi është i mirëpritur. Dhe me siguri që janë promovuar në detyra më të larta. Të kërkohet rihapja e çështjes.

    Lini një Përgjigje