TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2025, 17:28

Dhunoi me çekiç të riun në Fresk, publikohet fotoja e 49-vjeçarit; u porosit nga ‘Fire’ dhe ‘Aroni’ në Tik-Tok

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi me çekiç të riun në Fresk, publikohet fotoja e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 6 dhjetor, te rrethrrotullimi i Freskut, ku një 26-vjeçar është dhunuar me çekiç.

Ditën e sotme është zbardhur ngjarja dhe ka rënë në pranga autori Helidon Marku, 49-vjeç.

Ndërkohë është publikuar fotoja e Markut.

Helidon Marku është arrestuar nga policia ndërsa u porosit nga dy personazhet e njohura të Tik-Tok Gjoke Ndrevataj (Aron) 36 vjeç dhe Xhemal Uka (Fire) 30 vjeç.

Ata dyshohet se kanë porositur Helidon Markun për ta rrahur vetëm prej komenteve që ai u ka bërë gjatë kohës që ata bëjnë live në rrjetin social.

Dinamika e ngjarjes: 

Mësohet se dhuna ndaj të riut, pranë rrethrrotulimit të Freskut është bërë me porosi të Gjoke Ndrevatajt dhe Xhemal Ukës.

Sipas policisë, ata dyshohet se porositën të arrestuarin Helidon Markun për ta rrahur vetëm prej komenteve që ai u ka bërë gjatë kohës që ata bëjnë video “live” në rrjetin social Tik-Tok. I plagosuri i ka sharë me fjalë të rëndë, dhe për këtë arsye kanë vendosur të porosisin rrahjen e tij brutale.

Marku e ka qëlluar me çekiç në kokë disa herë duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Marku rezulton i dënuar me 11 vjet e 8 muaj burg në Itali për plagosjen e 4 marokenëve dhe 2 shqiptarëve. Ndërsa në Shqipëri ka kryer 6 vite të dënimit, edhe për armë pa leje dhe shitje droge.

Kjo nuk është hera e parë që Gjoke Ndrevataj, i njohur në Tik-Tok me emrin “Aron” përfshihet në porosi për dhunimin e personave të tjerë. Burime bëjnë me dije se më herët ka porositur rrahjen edhe të personave të tjerë, shqiptarë në Gjermani dhe Itali.

Lini një Përgjigje