Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip “Land Rover” të djegur në zonën e Grudës së Re.
Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentatin e sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona. Në vendngjarje u gjetën më shumë se 20 gëzhoja.
Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit dhe u plagos Arlind Bushati.
Ndërkohë, viktimë mbeti një kalimtare ndërsa u plagos bashkëshorti i saj. Çifti po udhëtonin me motor, ndërsa janë përplasur nga automjeti ku udhëtonin Lici dhe Bushati pasi ka humbur kontrollin.
Mësohet se dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën. Raportohet se Arlind Bushati ka marrë plagë në kokë dhe gjëndja e tij shëndetësore mbetet e rëndë për shkak të hemoragjisë.
Lini një Përgjigje