TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 14:28

Masakra në Shkodër, publikohen pamjet kur Ragip Gila sapo realizoi atentatin tenton të largohet nga vendi i krimit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Masakra në Shkodër, publikohen pamjet kur Ragip Gila sapo realizoi
Masakra në Shkodër, publikohen pamjet

Shkodra u trondit sot nga një atentat që u mori jetën dy personave dhe la të plagosur dy të tjerë.

Autori i ngjarjes, Ragip Gila u arrestua vetëm pak minuta pas atentatit, ndërkohë që ishte arratisur nga vendngjarja me një automjet të cilën ia grabiti një qytetari.

Gazetari Elton Qyno ka publikuar momentet e para të arratisjes pas realizimit të atentatit tragjik.

Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në zonë, shihet qartë lëvjet e mjetit tip “BMË” që drejtohej nga Gila, i cili shfaqet duke lëvizur në rrugë sa në njërin krah në tjetrin në tentativë për t’u larguar me shpejtësi nga zona e krimit.

Nga të shtënat mëngjesin e kësaj të hëne humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Të plagosur mbetën Erogen Vaso Brajoviq i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit dhe banakierja e lokalit ku ndodhi ngjarja Meri Kaceri.

Në një vendim të gjykatës së Shkodrës rezulton se Ragip Gila ka qenë i dënuar me 5 vjet burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve, por i është ulur në 3 vjet e 4 muaj burg dhe më 4 mars të këtij viti gjykata e Shkodrës  ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg duke e liruar me kusht, që për 5 vite të mos bëjë asnjë vepër penale dhe me shërbim prove.

 

masakra në shkodër publikohen pamjet

Lini një Përgjigje