Kronike21 Maj 2024, 20:19

Masakrohet me thikë shqiptarja në Londër, fqinjët: Kishte probleme të shumta me bashkëshortin

Shkruar nga Pamfleti

Masakrohet me thikë shqiptarja në Londër, fqinjët: Kishte
Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët në shkollë dhe më pas është ndjekur derisa sulmuesi e ka kapur për fyti dhe e ka goditur disa herë me thikë. Ngjarja ka tronditur dëshmitarët në vendngjarje të cilët thanë për "DailyMail" se e kanë dëgjuar të plagosurën duke bërtitur: "Më ndihmo, më ndihmo... po humbas gjaku".

“Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi dhe e kapi nga fyti dhe më pas ia futi dorën në gojë për ta ndaluar të bërtitur. Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në dysheme kur ai mbaroi”, tha një dëshmitar.

Policia e Bedfordshire konfirmoi se gruaja është dërguar në spital me lëndime të rënda, ndërsa për ngjarjen e rëndë është arrestuar një burrë. Fqinjët kanë thanë se shqiptarja kishte pasur probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur disa herë në adresën e saj, dhe së fundmi ishte bërë agresiv dhe i dhunshëm.

Ndonëse ende nuk dihet cili është autori i ngjarjes në Londër, rasti është i ngjashëm me vrasjen e Enkelejda Danajt në Greqi e cila gjithashtu u masakrua me thikë nga ish-bashkëshorti në mes të rrugës.