Kronike 4 Maj 2023, 16:59

Fshehën në bagazh 17-vjeçaren dhe tentuan të kalojnë kufirin, arrestohen në Morinë dy të rinj nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

Fshehën në bagazh 17-vjeçaren dhe tentuan të kalojnë

Dy 23-vjeçarë nga Kosova kanë tentuar të kalojnë ilegalisht në pikën kufitare të Morinit një 17-vjeçare, duke e fshehur atë në bagazhin e mjetit me të cilin udhëtonin.

Dy shtetasit Kosovarë kanë tentuar ta kalojnë në territorin shqiptarë 17-vjeçaren nga Prishtina në mënyrë ilegale.

Fshehën një 17-vjeçare, në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonin, me qëllim hyrjen në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë dy 23-vjeçarë nga Kosova.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, të ushtruara ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata udhëtojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin N. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e këtij automjeti, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një shtetase 17 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila dyshohet se po ndihmohej nga këta 2 shtetas, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Nga verifikimet ka rezultuar se 17-vjeçarja kishte tentuar edhe më parë të hynte në vendin tonë, por për shkak të moshës, nuk ishte lejuar të hynte e pashoqëruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit A. M. dhe N. K., të dy të moshës 23 vjeç dhe banues në Prishtinë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhej në njoftimin e policisë.

morinë arrestohen 2 kosovarë