TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2025, 13:09

Mashtronin qytetarët përmes faqeve false të Postës Shqiptare, arrestohen dy kinezët në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Mashtronin qytetarët përmes faqeve false të Postës

Dy shtetas kinezë janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se mashtronin qytetarët shqiptarë përmes faqeve false të Postës Shqiptare.

Mësohet se këta 2 persona hynë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025 dhe krijuan një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhëna kompjuterike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

"Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Posta e Rreme”, i cili kishte në fokus goditjen e një grupi të huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare.

Si rezultat i hetimeve të thelluara të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u arrestuan dy shtetas kinezë: C. F., 51 vjeç, dhe H. Y., 45 vjeç.

Hetimet kanë zbuluar se të arrestuarit kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më 27 tetor 2025, duke krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, përmes së cilës mashtronin qytetarët dhe përfitonin të dhëna personale e bankare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet ku qëndronin, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

17 telefona celularë,
1 laptop,
12 pasaporta,
11 karta bankare,
7 karta identiteti,
1 patentë,
si dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe për identifikimin e mundshëm të bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhëna kompjuterike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje