25 vjeçari Marjan Kodheli ka dalë para gjykatës së Durrësit për t'u njohur me masën e sigurisë pasi vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli.
Ai ka dëshmuar se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të bënte kujdes me pagesat.
Marjani ka deklaruar se "unë këtu jam" duke mos u dhënë rëndësi fjalëve të të atit. Në një moment, ka deklaruar se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti. "Unë i kam bërë ditët e mia", mësohet t'i ketë thënë i ati, sipas deklaratës së 25-vjeçarit.
"Jam ndjerë i bllokuar, nuk merrja dot frymë", ka thënë ai.
Më pas ka kapur thikën që ka pasur më afër dhe e ka qëlluar. 25-vjeçari, sipas Prokurorisë, ka dëshmuar se në atë moment ka ndërhyrë e ëma e tij dhe më pas është larguar nga banesa me vrap. Është kthyer sërish pasi ka harruar telefonin dhe ka parë që thika ishte hequr.
"Ndjejmë keqardhje për ngjarjen. Marjani ende nuk i kupton veprimet që ka kryer. Kërkojmë të bëhet një akt ekspertimi mjeko ligjor psikik", thotë avokatja.
Lini një Përgjigje