TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2025, 10:52

Kapet kanabis në një zonë malore në Tiranë, arrestohet organizatori; procedohet penalisht shoku

Shkruar nga Pamfleti

Kapet kanabis në një zonë malore në Tiranë, arrestohet

Policia e Tiranës ka zbuluar një ambient në zonën malore të fshatit Mukje të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje.

Policia ka arrestuar organizatorin e kësaj veprimtarie kriminale 42-vjeçarin Jetmir Muka. Gjithashtu, një 59 vjeçar është proceduar penalisht.

42-vjeçari kishte improvizuar një ambient në territorin malor të fshatit Mukje dhe e kishte përshtatur për tharjen e bimëve narkotike e përgatitjen e tyre për shitje. Shtetasi me inicialet B. M. dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari dhe nuk e kishte kallëzuar.

Gjatë kontrollit, nga ky ambient u sekuestruan 516 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

"Zbulohet një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje.

Arrestohet organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Vihet në hetim, për moskallëzim të këtij krimi, një shtetas.

Sekuestrohet nga ky ambient, një sasi Cannabisi.

Në vijim të operacioneve të Policisë së qarkut Tiranë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i ndjekjes dhe hetimit të indicieve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin “Improvizimi”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi J. M., 42 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 59 vjeç.

42-vjeçari dyshohet se kishte improvizuar një ambient në territorin malor të fshatit Mukje, të cilin e kishte përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje, ndërsa shtetasi B. M. dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari dhe nuk e kishte kallëzuar.

Gjatë kontrollit, nga ky ambient u sekuestruan 516 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje