TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2025, 10:29

Vrau babanë me thikë në Durrës, publikohen pamjet kush është 25-vjeçari; shfaqet duke qeshur në sallën e gjyqit

Shkruar nga Pamfleti
Vrau babanë me thikë në Durrës, publikohen pamjet kush
25-vjeçarit Marjan Kodheli

25-vjeçarit Marjan Kodheli, i cili vrau me thikë të atin Pjetër Kodheli, pak ditë më parë në Durrës, është paraqitur ditën e sotme përpara gjykatës.  

Teksa do të përballet me vendimin paraprak, ai u shfaq duke qeshur në dhomën e xhamit, ku po mbahet përpara nisjes së seancës.

 Kodheli goditi me thikë në zemër babain e tij, Pjetër Kodheli brenda banesës së tyre në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Sipas familjarëve 25 vjeçari kishte shkuar në spital dy vite më parë për t’u vizituar.Mjekja i kishte rekomanduar që të bënte një vizitë me mjekë psikiatër për të parë gjendjen e tij mendore.

Por 25-vjeçari dhe as familjarët të tij nuk kanë pranuar me pretendimin se Marjan Kodheli s’kishte probleme të shëndetit mendor.

Babai i tij, 69-vjeçari Pjetër Kodheli, ka thënë në spital në atë kohë se i biri nuk kishte nevojë për kurim.

Në fshat njiheshin si familje e qetë pa probleme, ndërsa autori i dyshuar i krimit kishte ikur herët në emigracion.

Dëshmia

Sipas të riut, ai ishte duke ngrënë bukë, por pretendon se babai, Pjetër Kodheli nuk po e linte rehat.

I riu thotë se nuk e mban mend pse ndodhi krimi, por thekson se që kur është kthyer nga emigracioni ka pasur debate me të atin.

“Ishim duke ngrenë buke dhe babai mu turr. Nuk me linte te haja buke i qete. Po nuk e mbaj mend pse ndodhi por kemi patur grindje te vazhdueshme qe kur jam kthyer nga Greqia para 6 muajsh.

Kam jetuar ne France jam me pasaporte franceze. Atje kam ndenjur rreth 6 vjet dhe me pas kam shkuar ne Greqi kam punuar 6 muaj. Nga Greqia kam ardhur ne shtëpi dhe isha i papune. Kemi patur debate me babanë. Sherri ndodhi teksa hanim dreke. Nuk e di si ndodhi mora thiken e qëllova”, ka treguar djali.

25-vjeçarit marjan kodheli

Lini një Përgjigje