
Një 36-vjeçar i identifikuar si E. Ll është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi mbante armë dhe municion luftarak në banesën e tij në Mamurras.
Policia bën me dije se ka sekuestruar një armë zjarri automatike dhe municion luftarak në cilësinë e provës materiale.
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Information”. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore u godit një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Në pranga është vënë 36-vjeçari E. Ll që mbante armën dhe municionin luftarak në banesën e tij, në Mamurras.
Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës së mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”", njofton policia.
Lini një Përgjigje