Sipas autoriteteve, Kristo Qirici, Shkëlzen Kraja, Aleks Pepaj dhe Devit Patrut akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprave penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Gjashtë shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje të dyshuar në aktivitete kriminale, pritet të ekstradohen këtë të premte nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ekstradimi realizohet në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturave homologe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Personat që do të sillen në Shqipëri janë:
-Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici, 44 vjeç;
-Shkëlzen Kraja, 44 vjeç;
-Ilir Lazri alias Ilir Sula, 30 vjeç;
-Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, 38 vjeç;
-Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj, 39 vjeç;
-Merxhan Çeliku, 34 vjeç.
Sipas autoriteteve, Kristo Qirici, Shkëlzen Kraja, Aleks Pepaj dhe Devit Patrut akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprave penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Ndërkohë, Ilir Lazri alias Ilir Sula akuzohet për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa Merxhan Çeliku përballet me akuza për mashtrim kompjuterik, gjithashtu të kryer në kuadër të një organizate kriminale.
Ekstradimi i tyre konsiderohet një tjetër operacion i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Pas mbërritjes në vend, gjashtë të ekstraduarit pritet t’u dorëzohen autoriteteve kompetente për vijimin e procedurave ligjore dhe përballjen me akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
"Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit: -K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; -I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; -M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje