Që në orët e para të mëngjesit, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë të ardhur nga Tirana, kanë nisur një operacion të gjerë kundër kultivimit të kanabisit në territorin e rrethit të Krujës.
Kruja është konsideruar prej vitesh një nga zonat më problematike në vend sa i takon kultivimit të bimëve narkotike.
Që prej fillimit të pranverës, në këtë rreth janë zhvilluar pothuajse çdo ditë aksione policore në zonat e identifikuara si më problematike, mes tyre Malësia e Krujës, Nikla dhe Thumana.
Operacioni vijon ende dhe forcat e policisë ndodhen në terren.
Lini një Përgjigje