
Një shtetas shqiptar ka terrorizuar autoritetet greke. Disa efektivë në Menidi kanë ngritur dyshime nga sjellja e shqiptarit dhe kanë tentuar t’i afrohen. Por sapo ai i ka parë, ka ikur me vrap, duke hedhur në një park disa sende që kishte me vete.
Policia ka vijuar ndjekjen, teksa më pas është bërë krehja e zonës dhe u zbulua se ai kishte hedhur garanta dore dhe fishekë.
Kjo ka alarmuar autoritet, që kanë thirru ekipet xheniere, teksa zona është rrethur nga frika e shpërthimeve.
Shqiptari rreth 40 vjeç është dërguar në komisariat dhe po pyete se ku e kishte gjetur municionin dhe cili ishte qëllimi.
Lini një Përgjigje