TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Tetor 2025, 12:59

Me kokainë dhe kanabis në makinë, arrestohet 24-vjeçari nga Laçi

Shkruar nga Pamfleti

Me kokainë dhe kanabis në makinë, arrestohet 24-vjeçari

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 24-vjeçar për posedim të lëndëve narkotike të lloji kanabis sativa dhe kokainë.

Kapja e shtetasit të identifikuar me inicialet D.P., është bërë në qytetin e Laçit, gjatë një kontrolli policor.

24-vjeçari ka qenë duke drejtuar një automjet të tipit “Citroen” në momentin e ndalimit nga blutë.

Më pas, policia ka ushtruar kontroll automjetit, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike kabanis dhe kokainë, e bërë gati për shpërndarje.

Përpos lëndës narkotike, uniformat blu kanë sekuestruar një aparat celularë dhe automjetin “Citroen”.

Për veprime të mëtejshme hetimore, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

 

Lini një Përgjigje