
Një 41-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mesditën e djeshme në Greqi.
Policia greke ka vënë në pranga Mikel Selimajn, 46 vjeç nga Vlora, i dyshuar si autori i vrasjes së Altin Arapajt, 41-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet pranë një vreshti në zonën e Rafinës.
Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje në Artemidë, ku viktima, autori dhe dy persona të tjerë ishin takuar për arsye ende të paqarta. Më pas, ata hipën në një makinë të drejtuar nga Selimaj dhe ndaluan në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Pikërisht aty ndodhi edhe krimi: Selimaj nxori armën dhe qëlloi Arapajn në fytyrë.
Pavarësisht plagës së rëndë, Arapaj arriti të largohej në këmbë nga vendngjarja dhe telefonoi gruan e tij, të cilës i tregoi emrin e autorit. Pas kësaj, ai ndërroi jetë nga plagët e marra.
Viktima, të mërkurën në mbrëmje, e kishte telefonuar gruan e tij dhe i kishte thënë: “Më qëlloi Keli. Më ndihmo. “Kërko dhe më gjej”. Nga gjurmët e telefonit celular, ata fillimisht e gjetën aparatin dhe më pas viktimën të pajetë në një vresht, ku duket se autori e kishte transportuar trupin.
Pista kryesore e hetimeve të vrasjes është larja e hesapeve për prishjen e pazareve të drogës, pasi dy shqiptarët ishin të proceduar edhe më herët nga autoritetet për trafikim të lëndëve narkotike.
Lini një Përgjigje