TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2025, 20:43

"Kemi ndonjë shef në Tiranë që e mbyll pa letra?"/ Zbardhen të tjera detaje nga dosja italiane për aksionin në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

"Kemi ndonjë shef në Tiranë që e mbyll pa letra?"/

Në dosjen e përgatitur nga Antimafia italiane është zbuluar një episod ndërhyrjeje në polici me qëllim për të mos arrestuar Indrit Tafilin, një prej personave të afërt të Xhevdet Troplinit.

Biseda është kryer më 24 shtator 2020: “A kemi ndonjë shef në Tiranë që e mbyll pa letra?”

Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, i referohej bashkëbiseduesit të tij duke i thënë se kushëriri i tij, të cilin e identifikonte si Indrit Tafili, pas një aksidenti ishte ndaluar nga policia në Vorë, sepse kishte rezultuar në gjendje të dehur me një normë alkooli prej 0.53 mg/l, që kalon kufirin e lejuar.

Duke pasur frikë se mund të arrestohej, ai pyeste nëse kishte ndonjë mundësi ndërhyrjeje pranë një zyrtari të Policisë së Tiranës për të shmangur ndalimin:

Vëlla, je aty? Kushëriri im ka bërë një aksident në Vorë dhe e kanë futur brenda se alkooli i ka dalë 0.53. Kemi ndonjë mundësi? E kanë mbajtur për shkak të alkoolit (se po pret disa letra nga Italia këto ditë dhe prandaj s’dua të futet brenda). Në Vorë ka ndodhur para dy orësh, akoma s’i kanë bërë letrat. Çështja është nëse mundemi para se të bëhen letrat, se ndryshe do dalë para gjykatës brenda 72 orëve. INDRIT TAFILI. Në rregull, vëlla, ideja ishte nëse kishim ndonjë shef (të policisë) në Tiranë që “mbyllte punën pa bërë letrat”.”

Nga analizimi i bisedave rezulton se komunikimi është kryer në SKY ECC, ku tregohet më shumë mbi aksidentin në fjalë.

Kam bërë një aksident në Vorë dhe më ka dalë testi i alkoolit 0.53. Këto kurvat nuk të lënë, kamioni më mbylli rrugën, makina nuk ecte më, u ça goma. Shpëtova sepse devijova, përndryshe do përplaseshim kokë më kokë, do kishte shkuar keq. Ai qelbaniku më mbylli rrugën.

Antimafia dhe SPAK kanë sekuestruar procesverbalet ditën e aksidentit, ku ka rezultuar se nga Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës ndaj shtetasit shqiptar Indrit Tafili, më 24.09.2020, është kryer kontrolli teksa drejtonte automjetin AUDI me targë AA..., dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, rezultoi pozitiv me një nivel prej 0.53 mg/l. /Ora News

Lini një Përgjigje