
Është identifikuar autori që ekzekutoi 41-vjeçarin shqiptar Altin Arapaj në Greqi. Pas dëshmisë së familjarëve të viktimës, policia ka bërë të ditur identitetin e shqiptari që dyshohet se vrau 41-vjeçarin.
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, person me precedentë të mëparshëm penalë për drogë.
Kujtojmë se ka qenë vetë viktima, ai që ka arritur të telefonojë bashkëshorten e tij pas goditjes me armë, duke i thënë se autor ishte Mikel Selimaj.
Trupi i viktimës, Altin Arapaj, po nga Vlora, u gjet pas telefonatës në një vresht në Rafina, i goditur me plumb në faqe. Edhe ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për vepra të ndryshme. Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit.
Lini një Përgjigje